Policia nga rajoni i Podujevës ka arritur që ta arrestojë hajdutin i cili para disa kohëve kishte vjedhur në shkollën “Zenel Hajdini”, në fshatin Lupq të këtij qyteti, transmeton Llapi.info

Personi i identifikuar është ndaluar për 48 orë. Ndërkohë që atij i janë konfiskuar sendet e raportuara më herët si të vjedhura. 

Sendet e konfiskuara nga policia, sot u janë kthyer në pronësi të shkollës fillore në Lupq.

“Dje ma datë 25.02.2019 stacioni policor Podujevë, respektivisht njësia e hetimeve pas një pune intensive kanë arritur të identifikojnë personat e dyshuar për rastin Vjedhje e Rende e raportuar kohë më parë në shkollën fillore “Zenel Hajdini’’ në fsh. Lupq-Podujevë”, thuhet në njoftimin e policisë.

E ndërkohë, i arrestuari sipas policisë kishte vjedhur një aparat të fotokopjes, një shtëpizë kompjuteri, një monitor, një bateri UPS, një karrige lëvizëse e lëkurës, si dhe një modem i wifi-së.

“Personi i identifikuar është arrestuar, gjatë procesit të hetimit në vazhdim, janë gjetur dhe konfiskuar sendet e raportuara më herët si të vjedhura. Sendet e konfiskuara nga policia, sot u janë kthyer në pronësi të shkollës fillore në Lupq. Personi i arrestuar me urdhër te Prokurorit të shtetit është ndaluar nën masën prej 48 h, ndërsa dy persona, njëri gjendet në arrati ndërsa tjetri person është liruar në procedurë të rregullt me urdhër Prokurorit të shtetit”, kanë sqaruar zyrtarë të policisë në rajonin e Podujevës./Llapi.info