Në një spital privat në Qagllavicë janë arrestuar tre persona të cilët dyshohet se janë marr me transplantim të kundërligjshëm dhe trafikim të organeve dhe qelizave njerëzore.

Policia ka njoftuar se ka arrestuar dy burra shtetas të huaj dhe një burrë shqiptar me dyshimin që janë të përfshirë në veprën në fjalë.

Njësia policore dhe inspektorati shëndetësor kanë bërë kontrollimin e një spitali privat dhe janë sekuestruar si provë materiale kopjet e dosjeve mjekësore dhe disa dokumentacione të ndryshme.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.