Policia e Kosovës ka bastisur një shtëpi në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, me këtë rast është konfiskuar një armë e tipit AK-47.

“Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 26.05.2021-19:20. Gjatë kontrollit në oborrin shtëpisë së të dyshuarit mashkull  kosovar është gjetur dhe sekuestruar një AK-47 dhe dy gëzhoja. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.

Pa dhënë detaje tjera, Policia e Kosovës rastin e ka cilësuar si “armëmbajtje pa leje”./Llapi.info