As edhe një incident më i vogël nuk është raportuar gjatë vizitës së kosovarëve në Southampton për ndeshjen me Anglinë.

Madje policia angleze ka falënderuar tifozët kosovarë dhe ata anglezë për sjellje korrekt, transmeton Indeksonline.

“Faleminderit për dy palë tifozëritë që krijuan atmosferë fantastike në St Mary’s Stadium, si dhe atyre që u ndalën për të na përshëndetur derisa ne punuam për sigurinë tuaj. A e ka parashikuar dikush këtë rezultat?” shkruan Policia e Hampshire.