Dje rreth mbrëmjes një polic ka pësuar lëndime trupore, pasi është goditur nga një motoçiklist.

Incidenti ka ndodhur në rrugën “Rexhep Bislimi” në qytezën e Vitisë, njofton policia.

Polici i lënduar ka pranuar trajtimin e duhur mjekësor kurse i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.