Kanë vazhduar aksione për pastrimin e hapësirave përreth liqenit të Batllavës, shkruan Llapi.info.

Një i tillë është zhvilluar edhe dje nga OJQ “Sundimi i Demokracisë në Kosovë”, ndërkohë që në pastrimin e tij kanë marrë pjesë edhe dy pjesëtarë të Policisë së Podujevës.

Aksioni, i cili është zhvilluar të shtunën, është përkrahur edhe nga policët Nexhat Muçiqi e Jakup Kadriu si dhe nga disa qytetarë.

“Me një aktivitet të vogël bashke me dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe banor tjerë të cilët u bashkëngjitën, arritëm te pastrojmë një pjesë përreth Liqenit në Orllan. Krahas këtyre aktiviteteve vazhdojmë te avokojm në insistimin ton, se zgjidhja më e mirë është gjetja e një forme për mirëmbajtje te përhershme nga institucionet përkatëse”, thuhet në njoftimin e drejtorit të SDK-së, Rexhep Zeka.

Ndërkohë, ditë më parë në një reagim, sipas SDK-së, ky liqen ka mbetur pa mirëmbajtje nga niveli lokal dhe ai qendror, ndërkohë që është kërkuar vendosja e shportave përreth kësaj hapësire.

“OJQ SDK bashku me banoret e Orllanit dhe fshatra t përreth disa here ka organizuar aksion pastrimi në pjesën përreth Liqenit. Po ashtu disa here ka kërkuar nga institucionet përkatëse si ato lokale dhe qendrore qe hapësira përreth Liqenit “Batllava” te vendosen shporta për mbeturina dhe te mirëmbahet në mënyra permanente kjo hapsin, është e pa kuptimtë pse ende nuk po gjinden nje bashkëpunim ndërinstitucional për mirëmbajtjen e pjese përreth Liqenit. Orllani fshat në të cilin shtrihet edhe pjesa e Liqenit “Batllava” është njeri nder vendet më atraktive në Kosovë, për ketë arsyeje ka një numër te madh te vizitorëve qe e vizitojnë ketë bukuri natyrore, mirëpo në mungesë te shportave dhe mirëmbajtjes së kësaj hapësire, mbeturina sheh gjithandej. SDK bon thirrje që pjesa përreth Liqenit te mirëmbahet si çdo hapsin tjetër publikë në Komunën e Podujevës”, thuhet në reagimin e SDK-së./Llapi.info

May be an image of 2 people, people standing and body of water
May be an image of grass and nature
May be an image of grass
May be an image of grass