Paul Pogba ende pret që të largohet nga Manchester United këtë verë dhe dëshira e tij është transferimi te Real Madridi.

Sipas gazetës L’Equipe, Pogba është i ‘qetë’ për situatën e tij të krijuar te klubi anglez, mes sugjerimeve që ai mund të mbetet tani në klub edhe pas mbylljes së afatit kalimtar të transferimeve.

Ylli francez dhe agjenti i tij Mina Raiola kanë bërë të dy komente në javët e fundit duke pretenduar se ai dëshiron të largohet këtë verë nga Old Trafford.

Por, Pogba është i qetë për të ardhmen e tij dhe ende pret që një marrëveshje të bëhet për Real Madridin.

Bisedimet janë aktualisht në bllokadë midis dy klubeve pasi Unitedi e vlerëson 180 milionë euro lojtarin, ndërsa Reali heziton të paguajë këtë shumë.

Pogba është lidhur edhe me një kthim te Juventusi këtë verë.