Mesfushori francez, Paul Pogba, ka shprehur dëshirë të transferohet te Real Madridi në La Liga dhe të luaj së bashku me yllin portugez, Cristiano Ronaldo.

Pogba nuk po kalon ditët e tij më të mira te Djajtë e Kuq pas rikthimit të tij verën e 2016, ku u transferua nga Juventusi për një shifër rekord botëror atë kohë.

Marrëdhënia e vështirë me trajnerin Jose Mourinho thuhet se e ka shtyrë francezin të mendojë seriozisht largimin.

Më herët gjatë ditës u raportua se edhe Unitedi është pajtuar me largimin e Pogbas dhe çmimi që kërkon për të është 160 milionë euro. Sipas mediumit spanjoll Diario Gol, ylli i Unitedit, Pogba dëshiron të transferohet në Real Madrid në afatin kalimtar të verës.

Ndërkohë, Pogba, thuhet se ka thënë se dëshiron të luajë me Cristiano Ronaldon, edhe pse Madridi nuk i ka vënë ende mendjen lojtarit.

Te Barcelona thuhet se nuk ka gjasa të transferohet, me katalunasit që kanë mbyllur derën e një marrëveshjeje pasi Lionel Messi nuk është i etur të luaj me Pogban.

Transferimi i francezit në Santiago Bernabeu shumë lehtë mund të ndodh gjatë verës, pasi agjenti i tij, Mino Raiola, njihet për marrëveshjet e ‘çmendura’, teksa mund të bëhet edhe ndonjë shkëmbim me Gareth Bale.