Nisjet e autobusëve në relacionin Podujevë – Prishtinë nuk po shkojnë sipas orarit.

Vonesa për të marrë rrugën për në kryeqytet nga stacioni po shkon deri në 50 minuta, për dallim që orari përcakton çdo 10 minuta.

Drejtori i Stacionit të Autobusëve në Podujevë, Remzi Zeneli, ka konfirmuar se sot nisjet nga ky stacion, sipas tij, po shkojnë deri në rreth një orë.

“Stacioni në Podujevë është funksional çdo ditë, edhe të dielave punon. Kështu që ata transportues privatë, të cilët kanë 86 nisje në ditje, nuk është duke u respektuar rendi i udhëtimit edhe në ditëve tjera, por sot është një mungesë shumë e madhe deri në 50 minuta vonesa. Zyrtarisht nuk kam informacione, por sipas sallave kanë shkuar nëpër ekskursione fshehtas”, është shprehur për TV Llapi, Remzi Zeneli.

Ndërkaq, një pronar i një kompanie në relacionin Podujevë – Prishtinë për këtë kaos fajëson taksitë ilegale.

“Në 6:40 jam nis me 18 udhëtarë, as shpenzimet  e mija s’i ka nxjerri, pasi kam shkuar në Prishtinë dhe jam ardh”, thotë ai.

Për çështjen e ekskursioneve, Policia e Podujevës thotë se nuk kanë informacione se janë organizuar shëtitje të tilla.

VIDEO

https://www.facebook.com/tvllapiofficial/videos/235926717897937