Një burrë nga Podujeva ka raportuar në polici se ka parë motrën e tij tek shëtitet në oborr të shtëpisë me një armë në dorë, raporton Llapi.info

Policia ka bërë të ditur se patrulla policore ka ndaluar të dyshuarën dhe gjatë kontrollimit në trup, i është gjetur dhe konfiskuar arma-revole e llojit “Beretta” me katër fishekë të kalibrit 7.65 mm.

Tutje në raportin e policisë thuhet se e dyshuara pas shoqërimit dhe intervistimit në polici, me vendimin e prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se motra e tij e dyshuara femër K/Shqiptare, është parë në oborrin e shtëpisë  së tij me një armë –revole në dorë. Patrulla policore ka ndaluar të dyshuarën dhe gjatë verifikimit dhe kontrollimit në trup i është gjetur dhe konfiskuar arma-revole e llojit “Beretta”  me katër (4) fishekë kal.7.65 mm. E dyshuara pas shoqërimit dhe intervistimit në Polici me vendimin e prokurorit, lirohet  në procedurë të rregullt”, ka njoftuar PK./Llapi.info