Një person është shoqëruar në stacion policor në Podujevë, pasi i njëjti ka transportuar dru ilegalisht nga Serbia në Kosovë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, i dyshuari është liruar, ndërkohë që rasti ka vijuar në procedurë të rregullt.

“Dumnicë, Podujevë 15.07.2021 – 07:15. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që në traktorin e tij kishte të ngarkuar rreth 3 m3 dru dhe dyshohet se janë të sjell nga territori i Serbisë. Me vendim të prokurorit, traktori me dru është konfiskuar dhe dërguar në terminal doganor, ndërsa i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në  raportin e Policisë së Kosovës./Llapi.info