Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka shoqëruar në stacionin e Podujevës 16 persona, të cilët janë kapur në një lokal duke luajtur lojëra të fatit, raporton Llapi.info.

Sipas PK-së, në vendin e ngjarjes janë konfiskuar pajisje që shërbejnë për lojëra të fatit, teksa të dyshuarit më pas janë intervistuar.

“Raportohet se në një lokal pa mbishkrim janë zhvilluar veprimtari të lojës së fatit (bastore). Brenda lokalit janë takuar 16 persona të cilët janë shoqëruar në stacion policor dhe janë intervistuar. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë konfiskuar pajisje të cilat dyshohen të kenë shërbyer për lojëra te fatit, si dhe disa para të gatshme”, ka thënë PK.

Pa dhënë detaje tjera, Policia ka thënë se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./Llapi.info