Edhe 12 raste të reja me virusin korona janë konfirmuar sot në Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, 6 raste janë nga qyteti dhe me nga një rast në fshatrat; Gërdoc, Lluzhan, Lupç i Poshtëm, Metehi, Sekiraçë dhe Zakutë.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se sot janë shëruar edhe 20 pacientë llapjanë, duke çuar në total numrin e tyre në 191. Sipas njoftimit të Komunës së Podujevës, aktualisht në Podujevë me virusin korona janë aktivë edhe 160 qytetarë.

Rasti i parë në këtë komunë ishte paraqitur më 15 mars. Që nga atëherë, mbi 350 qytetarë kanë rezultuar pozitivë për virusin korona, nga rreth 1 mijë testime, gjersa janë raportuar për nëntë të vdekur. Për shkak të numrit të madh të të infektuarve, që nga data 28 korrik është rikthyer ora policore në Podujevë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka raportuar të premten për tre pacientë të vdekur në Kosovë dhe 181 të infektuar me koronavirusin e ri brenda 24 orëve. Të infektuarit janë identifikuar pas 463 testimit të mostrave.

Bazuar në shifrat e fundit, numri i personave të infektuar në Kosovë me sëmundjen COVID-19, ka arritur në 9,869. Prej tyre, 303 kanë vdekur, derisa, 5,480 pacientë janë shëruar. Ndërkaq, raste aktive mbeten edhe 3.961./Llapi.info