Një femër në Podujevë ka raportuar në Policinë e Kosovës se është sulmuar nga bashkëshorti i saj, si pasojë e së cilës i është ofruar tretmani mjekësor, por të cilin e ka refuzuar, transmeton Llapi.info

Sipas PK-së, rasti ka ndodhur dje në ora 18:30.

“Podujevë 10.10.2018-18:30. Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se ishte sulmuar nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull K/Shqiptar, të cilës i është ofruar tretmani mjekësor por e ka refuzuar. Viktima është intervistuar në prezencë të punëtorit të QPS-së, ku pas intervistimit me dëshirë ka shkuar te familja e saj, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia./Llapi.info