Vjedhja e kapakëve të pusetave në rrugën “Hakif Zejnullahu” ka rezultuar me bllokimin e këtyre të fundit, gjë që po u shkakton problem edhe qytetarëve të shumtë të cilët jetojnë në afërsi të kësaj rruge.

Në ditët me reshje të dendura të shiut, kjo rrugë është pothuajse e pakalueshme dhe gjendja e saj të ngjason me pamjen e lumit Llap, sepse edhe kjo rrugë si shumë rrugë të tjera nuk janë aspak imune ndaj një sasie aq të dendur të ujit.

Tani që janë pa kapakë, pusetat  në këtë rrugë po përdorin si konteinerë, ku qytetarët hedhin mbeturinat, duke mos u merakosur aspak se një gjë e tillë, shkakton bllokimin e këtyre të fundit.

Në pusetat e hapura të kësaj rruge veturat shpesh hasin në vështërsi gjatë qarkullimit e ka raste kur edhe u është pamundësuar lëvizja. Por, kjo gjendje e krijuar nuk paraqet pengesë vetëm për lëvizjen e automjeteve por edhe kafshëve të cilat ka pasur raste kur kanë rënë aty./Llapi.info

14

 

12

 

11