Në fshatin Turuçicë të Komunës së Podujevës, janë ndaluar dy persona për shkak të kalimit ilegal të kufirit dhe kontrabandimit të druve, njofton Llapi.info.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës (PK), në raportin e saj 24-orësh, ku thuhet se rasti ka ndodhur të martën dhe se ndaj të dyshuarve është iniciuar rast.

“Fsh. Turuqicë, Podujevë 26.05.2020 – 20:00. Policia ka ndaluar dy të dyshuarit meshkuj kosovar duke transportuar dru teknik ahu me traktor. Në afërsi të vijës kufitare janë gjetur edhe disa trungje dru teknik ahu”, thotë PK.

Tutje, Policia njofton se traktori, si mjet me të cilin dyshohet se të njëjtit kanë kryer kontrabandimin, është konfiskuar, ndërsa të dyshuarit pas inicimit të rastit janë liruar./Llapi.info