Policia në Podujevë ka ndaluar dhe konfiskuar dy kamionë të ngarkuar me dru në fshatin Orllan të kësaj komune, njofton Llapi.info.

“Fsh. Orllan .22.11.2020-19:00. Njësiti patrullues ka ndaluar një kamion që po e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar,  që po transportonte drunjë pa dokumente përcjellëse. Drutë janë konfiskuar ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit  lirohet në procedurë të rregullt.

Fsh. Orllan .22.11.2020-19:00. Njësiti patrullues ka ndaluar një kamion që po e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar,  që po transportonte drunjë pa dokumente përcjellëse. Drutë janë konfiskuar ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit  lirohet në procedurë të rregullt”, ka thënë Policia e Kosovës.

Policia këtë rast e ka cilësuar si “transport i kundërligjshëm”./Llapi.info