Një lokal është kontrolluar nga Policia në fshatin Konushec të Podujevës, njofton Llapi.info.

“Raportohet se gjatë kontrollit në një lokal janë gjetur dhe konfiskuar një kafkë e armës dhe shtatë fishekë të kalibrave të ndryshëm. Nuk raportohet për të arrestuar”, ka thënë Policia.

Sipas njoftimit të PK-së, me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Pa dhënë detaje tjera, rasti në Polici është cilësuar si “armëmbajtje pa leje”./Llapi.info