Policia e Kosovës ka bastisur një shtëpi në fshatin Llapashticë të Podujevës, raporton Llapi.info.

Me këtë rast, është gjetur dhe konfiskuar një armë e tipit AK-47, e cila, sipas PK-së, ka qenë pa leje.

“Podujevë 05.07.2021 – 09:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollimit të shtëpisë së tij i është gjetur dhe sekuestruar një armë AK 47 me një karikator të zbrazët. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandim të së cilit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info