Një person është arrestuar në Podujevë, pasi që i njëjti ishte në depresion psikik dhe më pas kishte ushtruar dhunë në familjen e tij, njofton Llapi.info.

Policia njofton se i dyshuari ka pranuar tretman mjekësor, pasi që është vetë lënduar duke i thyer orenditë shtëpiake dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Podujevë 06.08.2020 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ishte në depresion psikik dhe më pas kishte ushtruar dhunë në familjen e tij. I dyshuari ka pranuar tretman mjekësor, pasi që është vetë lënduar duke i thyer orenditë shtëpiake. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info