Foto ilustrim

Një person ka sulmuar zyrtarët policorë gjatë detyrës në Podujevë, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuar më pas është arrestuar, derisa nuk është bërë e ditur nëse ka të lënduar.

“Podujevë 12.07.2021 – 02:35. Është arrestuar  i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar zyrtaret policorë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së, pa dhënë detaje tjera./Llapi.info