Një mosmarrëveshje mes dy personave ka ndodhur në rrugën “Bedri Bajrami” në Podujevë, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, një person pas kësaj mosmarrëveshjeje i ka hedhur sprej në sy viktimës.

“Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje me  të dyshuarin mashkull kosovar, i njëjti i ka hedhur Sprej në sy dhe është larguar në drejtim të pa njohur”, ka thënë PK.

Pa dhënë detaje tjera, Policia ka thënë se viktima ka pranuar tretman mjekësor./Llapi.info