Në rrugën “Dëshmorët”, që të çon nga Podujeva në fshatin Dumnicë, janë vendosur disa pengesa, shkruan Llapi.info.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

“Sot, bashkë me drejtorin e Planifikimit Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Bujari Hasani, vizituam Rrugën “Dëshmoret”, që shpie nga Podujeva në fshatin Dumnicë, ku si pasojë e vozitjes së shpejtë të automjeteve, po rrezikohet jeta e qytetarëve që banojnë pranë kësaj rruge. Aty pashë nga afër dëmtimin e murit e oborrit të një shtëpie nga përplasja e një veture, si pasojë e shpejtësisë së madhe. Me qëllim të ruajtjes së jetës dhe për sigurinë e qytetarëve tanë, në bashkëpunim me drejtorët e drejtorive përkatëse, vendosëm që menjëherë të vendosen pengesa në atë rrugë (të ashtuquajturit policë të shtrirë) dhe të fillojmë me procedurat për ndërtimin e trotuarit dhe ndriçimit publik përgjatë këtij segmenti rrugor”, ka shkruar ai./Llapi.info