Kryetari Bulliqi, nënkryetarja Lahu dhe Drejtori Balaj i pritën përfaqësuesit e AZHR, nga ku u nënshkruan dy marrëveshje bashkëpunimi në mes të Komunës së Podujevës dhe Agjencionit për Zhvillim Rajonal – Qendër, të cilat janë bashkëfinancime të Drejtorisë për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik dhe AZHR, njofton Komuna, trasnmeton Llapi.info.

Marrëveshja e parë është bashkëfinancim në vlerë 16000 euro, nga e cila përfituese do të jenë gratë që merren me bujqësi dhe blegtori. Vlera e një granti sillet nga 1000-1500 euro.

Përparësi do të kenë gratë që janë mbajtëse të familjeve.Marrëveshja e dytë përfshin trajnimin e të rinjve në ndërmarrësi, ku në fund të trajnimit, pjesmarrësit do të garojnë me biznesplanet e tyra për t’i fituar dy grante nga 2000 euro, te ndara nga Komuna dhe nga PPSE Swiss Contact.

Ky projekt njëherit është edhe pjesë e zotimit të kryetarit për aftësimin e të rinjëve në fushën e ekonomisë dhe në fusha të tjera profesionale./Llapi.info