35 ari të mbjella me grurë i janë djegur një personi në Podujevë, raporton Llapi.info.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ndërkohë që ende nuk është bërë e ditur vlera e dëmit të shkaktuar nga zjarri.

“Podujevë 14.07.2021 – 17:06. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se janë djegur dy ara me grurë me sipërfaqe prej rreth 35 ari, vlera e dëmit nuk dihet. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore, zjarrfikësit  dhe eksperti i zjarrit, deri më tani  nuk dihen shkaqet e zjarrit. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në  raportin e PK-së./Llapi.info