Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi i Komunës së Podujevës, sot është informuar për gjendjen e përgjithshme të sigurisë, sigurinë në shkolla, gjendjen me pandeminë Covid-19, zbatimin e Planit operativ për parandalimin e ekstremizmit dhe për masat parandaluese dhe sensibilizimin e qytetarëve për pasojat nga zjarret dhe djegia e pyjeve, njofton kumtesa komunale, transmeton Llapi.info.

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) i Komunës së Podujevës, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga nënkryetarja e Komunës, Marigonë Lahu, ka shqyrtuar raportin e Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe FSK-së për gjendjen e sigurisë në Podujevë; gjendjen me pandeminë Covid-19, zbatimin e Planit operativ për parandalimin e ekstremizmit dhe për masat parandaluese dhe sensibilizimin e qytetarëve për pasojat nga zjarret dhe djegia e pyjeve.

Lidhur me gjendjen e sigurisë në Komunën e Podujevës, raportoi komandanti i Stacionit Policor në Podujevë, Isak Ejupi, i cili tha se gjendja e përgjithshme e sigurisë është e mirë dhe stabile.

Ndërsa, si shqetësuese përmendi faktin se kemi rritje të numrit të veprave penale, veçmas rasteve të dhunës në familje.

Ai tha se në kuadër të angazhimeve për respektimin e masave anti-covid deri më tani janë shqiptuar 2,264 gjoba, që kanë të bëjnë me mosrespektim të masave kufizuese dhe orarit të lëvizjes.

Gjendjen e sigurisë në Komunën e Podujevës e vlerësuan të qetë dhe stabile edhe përfaqësuesit e KFOR-it dhe FSK-së.

Lidhur me gjendjen e sigurisë në shkolla raportoi drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Avni Fetahu, i cili tha se në të gjitha shkollat procesi mësimor është duke u zhvilluar normalisht dhe se DKA është duhe u angazhuar që në procesin mesimor të sigurohet cilësi, llogaridhënie dhe disiplinë.

Drejtori Fetahu tha se gjendja e sigurisë në shkolla është e mirë. Ndërsa, përmes bashkëpunimit me shkolla dhe me instanca të sigurisë po angazhohemi për një proces normal mësimor. Ai tha se me qëllim të rritjes së sigurisë po bëhen edhe investime në infrastrukturën shkollore, ndërsa përmendi investimet e bëra në renovimin e objekteve shkollore, rrethojat e oborreve si dhe vendosjen e kamerave të sigurisë.

Lidhur me gjendjen me pandeminë Covid-19 raportoi drejtori i Shëndetësisë, Driton Veliu, i cili tha se deri tani në Komunën e Podujevës kemi 4, 515 të infektuar me Covid-19, prej tyre 4, 438 janë shëruar, 16 janë raste aktive, ndërsa 61 kanë humbur jetën.

Ai tha se situata po shkon drejt përmirësimit, ndersa komuna po vazhdon me planin e vaksinimit, ku deri tani janë vaksinuar mbi 2, 200 persona të moshës mbi 65 vjeçare. Ndërsa, janë bërë përgatitjet e nevojshme për fillimin e vaksinimit masiv, i cili pritet të fillojë javën e ardhshme, ndërsa qendër e vaksinimit është caktuar salla e sporteve e shkollës “Xheladin Rekaliu”.

May be an image of 1 person

Për zbatimin e Planit operativ për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm që shpie në terrorizëm foli kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Podujevë, Mensur Hoti, i cili tha se KBI në Podujevë, që nga fillimi ka qenë në krye të detyrës dhe falë bashkëpunimit të mire me institucionet lokale dhe ato të sigurisë nuk ka lejuar që përmes xhamive të përhapen rryma ekstreme.

Nënkryetarja Lahu u zotua se në këtë drejtim Komuna e Podujevës në kuadër të kompetencave që ka do të jetë e angazhuar dhe do të bashkëpunojë ngusht me institucionet e sigurise dhe KBI – Podujevë.

Për situatën e pyjeve dhe rrezikun nga zjarrëvënia dhe sensibilizimin e qytetarëve sa i përket kësaj dukurie foli drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vigan Salihu i cili tha se gjatë vitit 2020 janë evidentuar 44 raste zjarri, ndersa në vitin 2021 deri më tani kemi vetëm 9 raste.

Ndërsa, për angazhimin e Brigadës së Zjarrëfiksëve në këtë drejtim raportoi drejtori i Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Fevzi Jetullahu.

Për gjendjen në këtë sektor dhe problemet me të cilat përballet si ne aspektin e numrit të vogël të punëtorëve, ashtu edhe në mjetet e punës, me propozim të drejtorit Jetullahu dhe dakordimin e të gjithë anëtarëve të KKSB-së në Podujevë u vendos që t’i drejtohet një apel Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave për t’i trajtuar problemet me të cilat përballet Brigada e Zjarrfikësve në Podujevë./Llapi.info

May be an image of 5 people, people standing and indoor
May be an image of 1 person, sitting and indoor
May be an image of 1 person