Në 31-vjetorin e rënies heroike, është nderuar vepra e dëshmorëve Besim Latifi dhe Skender Munolli në fshatin Pollatë të Podujevës, raporton Llapi.info.

Në nderim të tyre, sot kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe zyrtarë tjerë komunalë kanë bërë homazhe pranë varreve të këtyre dy dëshmorëve.

“Sot në 31 vjetorin e rënies së dy dëshmorëve Skender Munolli dhe Besim Latifi, kemi bërë homazhe bashkë me anëtarë të ekzekutivit, familjarë të dëshmorëve dhe aktivistë të Lëvizjes pranë monumenteve përkujtimore të dy dëshmorëve të Pollates për të nderuar rezistencën dhe sakrificën e pashembullt të tyre.  Nën rrethimin e Pollates, Skenderi dhe Besimi rezistuan deri në vetmohim për të ruajtur tokën arbërore dhe luftuar për lirinë e vendit.  Lavdi jetës dhe veprës së dy heronjve të kombit Besim Latifi dhe Skender Munolli!  Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit”, ka shkruar Bulliqi në Facebook.

Latifi e Monolli ranë heroikisht në mbrojtje të atdheut më 13 shtator të vitit 1990 në fshatin Pollatë të Podujevës, në dyluftim ndaj okupatorëve serbë./Llapi.info

May be an image of outdoors
May be an image of 5 people, people standing and outdoors