Për nderë të festës së Fitër Bajramit, 620 familje nevojtare janë ndihmuar me pako ushqimore në Podujevë, shkruan Llapi.info.

Kështu ka bërë të ditur në një postim në Facebook Komuna e Podujevës, teksa është njoftuar se për këtë ka bashkëpunuar me donatorë të ndryshëm.

“Gjatë kësaj jave Komuna e Podujevës në bashkëpunim me donatorë të ndryshëm ka bërë shpërndarjen e 620 pakove për familjet në nevojë në prag të festës së Fitër Bajramit. Përzgjedhja e familjeve përfituese të pakove ushqimore është bërë nga lista e familjeve me asistencë sociale që posedon Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Kryetari Bulliqi ka falënderuar të gjithë donatorët që në vazhdimësi po ndihmojnë familjet me gjendje të rëndë sociale, ai ka potencuar poashtu se në traditën shqiptare e fetare përherë në prag të festave si kjo e Fitër Bajramit, solidariteti ka qenë i madh me njëri-tjetrin, edhe kësaj here kjo po dëshmohet në Komunën e Podujevës”, thuhet në njoftim./Llapi.info