Një person është ndaluar në fshatin Turuçiqë të Podujevës, pasi i njëjti dyshohet se ka kontrabanduar dru pa dokumente përcjellëse, njofton Llapi.info.

“Fsh. Turuçicë, Podujevë 31.07.2021 – 07:45. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në rimorkion e traktorit kishte të ngarkuar 5.75 m3 dru pa dokumentet përkatëse”, thuhet në raportin e PK-së.

 Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar, ndërsa drutë janë dorëzuar në terminal doganor për procedurë të mëtutjeshme./Llapi.info