Ministria e Shëndetësisë ka licencuar edhe një laborator për zbulimin e pranisë së virusit COVID-19 në Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info.

Sipas MSH-së, laboratori Mjekësor Biokimik- Hematologjik “ VEDI ” N.SH në Podujevë do t’i kryejë testet serologjike. I njëjti gjendet në rrugën “20 Qershori”.

Përveç tij, edhe një laborator javë më parë ka nisur testimet serologjike për koronavirus.

Përmes këtyre testeve, kuptohet nëse një person ka tejkaluar këtë virus si dhe nëse trupi ka krijuar antitrupa kundër tij.

Deri më tash, në Kosovë janë licencuara katër laboratorë për kryerjen e testimeve për COVID-19 me metodën PCR./Llapi.info

Image