Dje rreth orës 17:30, në fshatin Bërvenik të Podujevës policia ka konfiskuar një armë zjarri- revole e cila dyshohet të jetë me gaz, njofton Llapi.info.

Sipas raportit të PK- së patrulla Policore afër vijës kufitare ka ndaluar një automjet Passat, me vozitës mashkull K/Shqiptar, ku gjatë legjitimimit dhe kontrollimit të automjetit i është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri-revole (dyshohet me gaz), me një karikator pa fishek.

Pas intervistimit me vendimin e Prokurorit i dyshuari lirohet.