Në sallën e Kuvendit të Komunës së Podujevës do të mbahet trajnim për bletarë: “ Përgatitja e bletëve për dimërim”, njofton Llapi.info.

Sipas kumtesës komunale trajnimi do të mbahet të shtunën në ora 11:00, ku ftohen të gjithë të interesuarit të marrin pjesë.

Ky trajnim eshtë organizuar nga Komuna e Podujevës në bashkëpunim me Shoqatën e Bletarëve “ E bukura mbretëreshë” dhe Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Postimi i plotë:

Mbahet trajnim për bletarë: “Përgatitja e bletëve për dimërim”.

Njoftohen të gjithë të interesuarit, veçmas bletarët, se më 26.08.2017 (e shtunë), në ora 11:00, në sallën e Kuvendit të Komunës së Podujevës mbahet trajnim në lëmin e bletarisë, me temën “Përgatitja e bletëve për dimërim”.

Trajnimi organizohet nga Shoqata e Bletarëve “E bukura mbretëreshë” në bashkëpunim me Komunën e Podujevës dhe Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural