Teatri i qytetit të Podujevës sot ka hapur dyert për të pritur të gjithë musafirët dhe pjesëmarrësit e edicionit të katërt të Festivalit Kombëtar të Letersisë dhe Ditët e Diasporës që tashmë është shndërruar në një traditë të përvitshme llapjane.

Promovimi i librave “Vargje N’udhëtim – tokë arbërore” nga autorët Musa Jupolli&Mentor Thaqi, dhe libri “Shkarpa” i autorit Fran Tanushi kanë hapur edicionin e sivjetëm të Festivalit të Letërsisë në Podujevë.

Referues për librin “Vargje N’udhëtim – tokë arbërore” të autorëve Musa Jupolli dhe Mentor Thaqi, ishte kritiku letrar Prend Buzhala, i cili gjatë prezantimit të tij ka dhënë një pasqyrë të përmbajtjës së librit.

prendi 1

Pas kësaj paraqitje të Buzhalës, pastaj dolën për një rast edhe autorët e të dy librave të cilët thanë se ndjehen të nderuar nga mikëpritja llapjane.

Pjesa e parë e festivalit tashmë ka përfunduar, ndërsa pjesa e dytë ka vazhdon me Orën Letrare të Diasporës ku mbi 40 autorë tashmë kanë filluar prezantimin e poezive të tyre, në konkurëncë për çmimin e diasporës. /Llapi.info

festivali 1