Një tjetër vjedhje ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në rajonin e Podujevës, njofton Llapi.info.

Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, derisa është raportuar se një personi i është vjedhur një AK-47.

“Podujevë 21.05.2020-00:10.   Është raportuar se person-a të panjohur kanë hyrë në një shtëpi dhe nga aty  kanë vjedhur një AK-47. Gjatë kontrollit në shtëpi janë gjetur dhe sekuestruar dy fishekë të njëjtës armë. Rasti vazhdon të hetohet”, thotë PK.

Pa dhënë detaje tjera, rasti në Policinë e Kosovës është cilësuar si “armëmbajtje pa leje”./Llapi.info