Përkundër thirrjeve të vazhdueshme nga institucionet shëndetësore për respektimin e masave mbrojtëse ndaj pandemisë COVID-19, ka qytetarë edhe pse pozitivë me virusin korona që s’po izolohen, njofton Llapi.info.

Për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë është iniciuar një rast në Podujevë ndaj një të infektuari me koronavirus, i cili ka thyer izolimin.

“Podujevë 03.08.2020-10:10.  Është iniciuar rast ndaj personit të dyshuar mashkull kosovar, i cili ndonëse kishte rezultuar pozitiv me Covid -19, i njëjti nuk i është përmbajtur masave parandaluese  për vetizolim. Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda e rastit në procedurë të rregullt dhe i njëjti është urdhëruar të kthehet në vetizolim”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Duhet përkujtuar se pak ditë më parë edhe një rast i tillë ka ndodhur në këtë komunë, kur një person i prekur me koronavirus ka shëtitur rrugëve./Llapi.info