Një tjetër vjedhje e rëndë është regjistruar mbrëmë rreth orës 21:30 në Podujevë, raporton Llapi.info.

Në një shtëpi, hajnat kanë depërtuar me forcë, me ç ’rast kanë vjedhur pajisje për prodhimin e kripto-valutave. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në raportin e saj ditor.

Podujevë, 03.06.2021-21:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së tij dhe nga aty kanë vjedhur tri pajisje për prodhimin e kriptovalutave. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së, pa dhënë detaje tjera.

Siç mëson Llapi.info, vlera e dëmit nga vjedhja e këtyre pajisje shkon deri në tre mijë euro./Llapi.info