Podujeva, foto arkiv

Një person është arrestuar në fshatin Dobërdol të Podujevës, pasi tek i njëjti është gjetur substancë narkotike, raporton Llapi.info.

Bastisja në shtëpinë e të dyshuarit ka ardhur pas ankesës së gruas së tij, e cila fillimisht kishte mosmarrëveshje ne familje. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Fsh. Dobërdol, Podujevë 25.06.2021-15:20. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se kishte mosmarrëveshje në familje me bashkëshortin e saj. I dyshuari është hasur nga policia në afërsi të shtëpisë se tij me të dyshuarin (shokun e tij) mashkull kosovar. Gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur një cigare e mbushur me substancë narkotike. Me urdhër të prokurorit kujdestar është bastisur pronë e të dyshuarit dhe gjatë kontrollimit është gjetur dhe konfiskuar një sasi prej gjashtë(6) gram substancë e dyshuar narkotike. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, njëri i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari tjetër ndalohet në qendrën  e mbajtjes për48 orë”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info.