Nënkryetari i klubit futbollistik nga Podujeva, KF Llapi, Amrush Batatina dhe familja e tij Batatina pas 22 viteve, kanë financuar rregullimin e varrezave për shtatë anëtarët e familjes Sejdiu, të cilët janë vrarë nga forcat serbe gjatë luftës, njofton Llapi.info.

Kështu ka bërë të ditur edhe vetë klubi llapjan, ndërkohë  që është vlerësuar kontributi i familjes Sejdiu për lirinë e Kosovës.

“Edhe një financim për t’u vlerësuar lartë, i bërë nga Nënkryetari i klubit, Amrush Batatina dhe familja e tij “Batatina” pas 22 viteve, u rregulluan varrezat e 7 anëtarëve të familjes Sejdiu të cilët u vranë nga forcat serbe gjatë kohës së luftës. Iniciativa e familjes Batatina është për t’u vlerësuar përshkak se ata nuk harruan viktimat dhe të rënët për lirinë e Kosovës. Kontributi i familjes Batatina në Podujevë është i veçantë dhe qytetarët e Llapit, janë mirënjohës dhe falenderues për kontributin dhe ngritjen e futbollit në Llap në nivelet më të larta sportive në vendin tonë. Respekt për iniciativën e Nënkryetarit dhe kontributin shumë madhështor në rregullimin e varrezave të anëtarëve të familjes Sejdiu të cilët u flijuan për lirinë e Kosovës”, thuhet në njoftim./Llapi.info

May be an image of 2 people, people standing and outdoors
May be an image of outdoors, monument and text