Dita Ndërkombëtare e Librit është shënuar me një ekspozitë në Bibliotekën e Qytetit, të cilën e hapi Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ku ishin të pranishëm edhe drejtoresha e Kulturës, Elhame Kutllovci, anëtarë të ekzekutivit dhe dashamirë të librit, njofton kumtesa komunale, transmeton Llapi.info.

Në hapje të ekspozitës së organizuar nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Bibliotekën e Qytetit, krytari Bulliqi përgëzoi oragnizatorët e kësaj ngjarjeje.

“Të gjithë lexuesve dhe dashamirëve të librit ua uroj Ditën Ndërkombëtare të Librit. E zgjodhëm bibliotekën, si vendin e librit dhe lexuesve të saj që me këtë ekspozitë ta shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Librit. Si kyetar Komune zotohem në krijmin edhe më të mirë te kushteve për lexuesit tanë dhe do të angazhohemi që këtë bibliotekë ta pasurojmë me tituj të ri, në mënyrë që lexuesi të ketë një fond të madh të titujve të librave”.

“Përkrahja insitucionale nuk do të mungojë asnjëherë, sepse ka mundësi dhe potencial për të punuar në këtë drejtim”, tha kryetari Bulliqi.

Ndërsa, drejtoresha Kutllovci foli për angazhimin dhe projektet e Drejtorisë e Kulturës për krijimin e kushteve më të mira për lexuesit në Bibliotekën e Qytetit./Llapi.info