Një tjetër zjarr ka përfshirë fusha dhe ara në Podujevë, ku janë dëmtuar edhe rrethojat e një shtëpie, shkruan Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:00, ndërkohë që në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore dhe ato të zjarrfikësve.

“Podujevë 13.09.2021 – 14:00. Është raportuar për një zjarr fushor, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti policor dhe zjarrfikësit dhe kanë lokalizuar zjarrin. Sipas ankuesit nga zjarri janë dëmtuar 100 mera rrethojë metalike, dy roleta të plastikës dhe disa pisha dekoruese”, thuhet në raportin e PK-së, pa dhënë detaje tjera./Llapi.info