Një tjetër rast dhunë në familje është regjistruar në qytetin e Podujevës, njofton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, një grua është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj mëngjesin e djeshëm në fshatin Siboc të kësaj komune.

Sipas PK-së, viktima ka pësuar lëndime dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari gjendet në arrati.

“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori. Rasti është duke u hetuar”, thotë PK./Llapi.info