Një person ka raportuar në Policinë e Podujevës se është kërcënuar nga djali i tij, njofton Llapi.info.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh, ndërkohë që ka bërë të ditur se i njëjti po vazhdon të hetohet.

“Podujevë, 06.06.2021 – 19:00. Viktima mashkull kosovar ka informuar se është kanosur nga i biri i tij i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relavante”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info