Podujeva, foto arkiv

Një tjetër rast për dhunë në familje është regjistruar në rajonin e Podujevës, raporton Llapi.info.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, gjersa për të njëjtin është shoqëruar në stacion policor një i dyshuar.

“Podujevë 14.09.2020 – 15:02. Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka thënë PK./Llapi.info