Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Podujevë, pasi i njëjti ka tentuar ta sulmojë fizikisht bashkëshorten e tij, njofton Llapi.info.

“Podujevë 04.06.2020-19:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar ka tentuar ta sulmojë fizikisht mirëpo është ndaluar nga familjarët tjerë. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, ka thënë Policia në raportin e saj ditor.

Sipas raportit, rasti në Polici është cilësuar si “dhunë në familje”./Llapi.info