Sot janë bërë 23 vjet nga rënia heroike e dëshmorit llapjan, Agron Rrahmani, njofton Llapi.info.

Rrahmani u vra nga forcat serbe më 12 maj të vitit 1998 në Lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë, pasi ranë në prit nga okupuesit serbë në një shtëpi në këtë lagje.

Agron Rrahmani ka lindur në fshatin Balloc të Komunës së Podujevës. Agroni ishte anëtar i LKÇK-së së, së bashku me Bahri Fazliun dhe të tjerë.

Për nder të 23 vjetorit të rënies heroike të Agron Rrahmani, sot do të mbahen homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në lagjen Velania të Prishtinës./Llapi.info