Një nënë ka raportuar në Policinë e Podujevës se vajza e saj, 14-vjeçare, ka ikur nga shtëpia, shkruan Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, në telefonin e 14-vjeçares, është paraqitur një burrë, me të cilin dyshohet se bashkëjeton.

“Ankuesja femër kosovare raporton se vajza e sajë e moshës 14 vjeçare  ka dalur nga shtëpia ndërsa përmes rrjetit social social i është paraqitur një person mashkull kosovar i cili i kishe thënë  që vajza e saj është duke bashkëjetuar me të”, thuhet në raportin e PK-së.

Pa dhënë detaje tjera, Policia ka thënë se rasti nën hetime nga njësitë relavante policore./Llapi.info