Nënkryetari i Komunës së Podujevës Nexhmi Rudari, së bashku me drejtorin e Arsimit, Agim Blakçori, sot vizituan disa shkolla të Komunës së Podujevës, për të parë nga afër fillimin e vitit të ri shkollor 2020/2021, njofton kumtesa komunale, transmeton Llapi.info.

Nënkryetari Rudari tha se ky vit shkollor po fillon më ndryshe, pas një periudhe disa mujore që prej shfaqjes së pandemisë COVID-19. “Rikthimi i nxënsëve në shkolla po bëhet në rrethana jo të zakonshme, për shkak të pandemisë COVID-19 dhe me zbatim të masave të përcaktuara nga institucionet shëndetsore të Republikës së Kosovës”, tha ai.

Procesi mësimor ka filluar në të gjitha shkollat e Komunës së Podujevës, konform udhëzimeve të insititucioneve shëndetsore.

Me këtë rast nënkryetari Rudari uroi të gjithë nxënësit, prindërit dhe personelin arsimor, duke i porositur për angazhim të përbashkët drejt suksesit, përkundër sfidave, si dhe apeloi për respektim të rregullave Anti-Covid sepse vetëm kështu mund t’i kthehemi normalitet./Llapi.info