Policia e Kosovës ka bërë të ditur se që orët e hershme të mëngjesit ka ndërmarrë të gjithë hapat e duhur për të kontribuar në mbarëvajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar komune në Podujevë.

“Marrë parasysh numrin e qendrave të votimit, policia ka angazhuar rreth 400 zyrtar policor me detyra specifike në këtë proces, duke mos llogaritur këtu edhe numrin e zyrtarëve të tjerë të angazhuar me detyra të përgjithshme në atë territor”, thuhet në njoftim të policisë.

Policia ka bërë të ditur se deri më tani kemi pranuar dy thirrje nga kryesuesja e qendrës së votimit në shkollën e mesme “Isa Boletini” në Podujevë, për dy raste që ndërlidhen me dyshime për fotografimin e votës.

“Në të dyja rastet policia ka shoqëruar në stacionin policor personat ndaj të cilëve janë ngritur dyshimet e pretenduara me qëllim të ndriçimit të rrethanave”, thuhet tutje në njoftim të policisë.

Policia po ashtu ka thënë se nuk është raportuar për ndonjë incident tjetër i cili ka kërkuar trajtim nga ana e policisë.

“E gjithë infrastruktura policore e angazhuar në këtë proces me vëmendje të shtuar po monitoron rrjedhën e këtij procesi duke qenë e gatshme për të trajtuar gjithçka që kërkohet brenda autorizimeve dhe kompetencës sonë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.