Në qytetin e Podujevës së shpejtit mund të ndërtohet një shtatore e legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri.

Financimin për krijimin e kësaj vepre, ekzekutivi lokal ka në plan ta kërkojë nga Federata e Futbollit e Kosovës, të cilës do t’i dërgojë një kërkesë zyrtare, njofton Klan Kosova.

Lokacionin për vendosjen e saj do ta gjente komuna.

Nga Federata e Futbollit e Kosovës i thanë Klan Kosovës se një qëndrim në lidhje me këtë çështje do ta kenë kur të pranojnë zyrtarisht kërkesën nga Komuna e Podujevës.