Dy persona janë arrestuar në Podujevë, pasi të njëjtit kanë kërcënuar zyrtarët policorë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, kanosja e policëve është bërë pas shqiptimit të një tikete kundërvajtje.

“Podujevë, 26.05.2021 – 23:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi të njëjtit kanë kanosur zyrtarët policor deri sa ishin duke i shqiptuar një tiketë kundërvajtjeje. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin PK-së./Llapi.info